Aktuale

Be: Të gjithë në Maqedoni të fokusohen për zgjedhje kredibile

Bashkimi Evropian dhe partnerët e tij me vëmendje e ndjekin zhvillimin e ngjarjeve në Republikën e Maqedonisë dhe presin nga të gjitha forcat politike në vend që të fokusohen në sigurimin e një procesi zgjedhor kredibil që duhet të ndodhë më 11 dhjetor, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

 

Këtë sot, në emër të Komsionit Evropian e transmetoi zëdhënësja Maja Kocijançiç, duke deklaruar për MIA-n se “Komsioni vazhdimish thekson se  të gjitha kushtet e duhura për zgjedhje  të sigurta duhet që të respektohen në periudhën kyçe deri në zgjedhjet”.

“Organizimi dhe mbajtja e  zgjedhjeve të tilla kredibile dhe demokratike janë të rëndësishme për vendin që të avancojë në rrugën euro-atlantike. Prandaj, të gjitha forcat politike në vend duhet që të fokusohen në sigurimin e një procesi zgjedhor kredibil, me pengimin e frikësimit të votuesve, me ndarjen e aktivistëve të shtetit dhe të partive, sigurimin e raportimit të ekuilibruar mediatik dhe me ndihmën që të finalizohet Lista zgjedhore”, tha Kocijançiç.

Ajo gjithashtu, nga zyra e eurokomisarit për negociata për zgjerim Johanes Han, madje sot brifoi për takimin e djeshëm që politikani austriak në Bruksel e pati me nënkryeministrin e Maqedonisë për eurointegrime Arbër Ademi. Siç informojnë nga zyra e Han, ata të dy kanë biseduar për gjendjen aktuale politike në Republikën e Maqedonisë, ku eurokomisari e ka konfirmuar rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjes së Përzhinës, si dhe të Reformave urgjente prioritare  që i ka përcaktuar KE-ja për Maqedoninë.

Në takimin me nënkryeministrin Ademi, sipas zyrës së eurokomisarit për negociata dhe zgjerim, Han përmendi se “Prokurori special, i krijuar nga ana e Parlamentit për mbrojtjen e  përgjegjsisë juridike për përgjimet ilegle dhe përmbajtjen e tyre, është elementi kryesor i marrëveshjes së Përzhinës, i cili në mënyrë unanime u kontraktua midis liderëve politikë”.

“Komisari Han përmendi se Prokuroria Speciale duhet që të jetë në gjendje që të kryejë detyrimet e saj në tërësi dhe në mënyrë të pavarur, pa asnjë lloj pengese. Ai gjithashtu theskoi se të gjitha forcat politike në vend duhet që të fokusohen në sigurimin e një procesi zgjedhor kredibil, me pengimin e frikësimit të votuesve, me ndarjen e aktivistëve të shtetit dhe të partive, sigurimin e raportimit të ekuilibruar mediatik dhe azhurimin e Listës zgjedhore”, informojnë nga Eurokomisioni për takimin Han-Ademi./MIA/