Këngëtarja e njohur Merita Spahiu sot ka përjetuar gëzimin më të madh.
Kjo për faktin se ajo sot u bë gjyshe për herë të parë, transmeton Gazeta Express.
Edhe Merita nuk është përmbajtur pa postuar fotografinë e djalit me bashkëshorten dhe vajzën e sapolindur.
‘Sot perjetuam gezimin me te madh, ardhjen ne jete te vajzes se djalit . Falenderojme zotin per kete dhurate dhe zoti e gezofte çdo familje me femije, siq na gezoi neve’, kishte shkruar ajo./Gazeta Express/