Versioni italian i revistës së popullarizuar, GQ, e ka shpallur Erjona Sulejmanin tifozen më atraktive në Evropë.
29-vjeçarja thuhet se ka tërhequr vëmendje të madhe gjatë Kampionatit Evropian, ‘Franca 2016’ dhe ishte rregullisht e pranishme në tribuna kur luante Zvicra.
Fokusi i fotoreporterëve ishte vazhdimisht tek ajo.
Gruaja e Blerim Xhemailit ka bërë një set fotografik për këtë revistë, në të cilën ka pozuar me veshje të brendshme.
Në njoftim tregohet se Erjona ka tre vite që është martuar me futbollistin shqiptar, i cili e përfaqëson Zvicrën.
Ajo tërhiqte vëmendjen e kameramanëve gjatë ‘Euro 2016’.
Erjona kujdesej që të ishte në qendër të vëmendjes.
Në stadium, Erjona e merrte edhe djalin e çiftit.