Aktuale

Të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve nga i njëjti fshat

Motivet e vrasjes ende nuk dihen Major Bekim Avdiaj, shefi i sektorit rajonal te hetimeve, drejtoria rajonale e PK-së, Gjakovë, në një konferencë për media ka thënë se dy personat e shoqëruar për intervistim, janë nga i njëjti fshat me dy vëllezërit e vrarë.

Ai ka thënë se motivet e vrasjes ende nuk dihen. Ka shkuar në dy numri i të arrestuarve për rastin e vrasjes së rëndë e të dyfishtë në Plloçicë të Malishevës. Viktimat janë Shani dhe Bahri Maloku. I pari ishte pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

I ndjeri shërbente në kazermën e FSK-së në Pomozetin, në Regjimentin e Mbrojtjes Civile, Njësia MKAB (Njësia për Mbrojtjes Kimike Atomike Biologjike).

Dyshimet janë se vrasësit ishin hajna që kishin hyrë për të vjedhur në shtëpinë e viktimave.