Rajon & Botë

Të dhënat e fundit nga sulmi në Munih

Së paku nëntë persona janë vrarë dhe një numër ende i panjohur i njerëzve kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në Munih. Policia iu ka referuar këtij sulmi si “akt terrorist”

Rreth orës 17 e 52 minuta kanë filluar të shtënat në McDonalds e cila gjendet në afërsi të një qendre tregtare “Olympia” në zonën veriore Mosach të kryeqytetit bavarez.

Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në qytet. Policia ka thënë se tre sulmues janë arratisur pas të shtënave. Askush deri tani nuk është arrestuar dhe zyrtarët policor nuk kanë asnjë të dhënë për vendndodhjen e sulmuesve, shkruan The Guardian.

Ndërkohë, qeveria gjermane ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme

Policia tanimë ka filluar t’i bastistë shtëpitë e banorëve, duke i dërguar jashtë qytetit, pasi ende ekziston rreziku për ndonjë sulm tjetër të mundshëm.

Stacioni qendror i metrosë në Munih është mbyllur dhe sistemi nëntokësor është evakuuar.

Spitalet në gjithë qytetin e Munih janë në gatishmëri emergjente dhe në “gjendje katastrofe”.