Me këtë vendim punëdhënësve u lejohet që të ndalojnë edhe mbajtjen e shamisë dhe hixhabit të punonjësve myslimane.Zyra suedeze e Amnesty International (AI) është thellë e dëshpëruar me vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë sipas të cilit punëdhënësve u aprovon që të shqiptojnë ndalesë për mbajtjen e simboleve fetare, politike dhe filozofike në vendet e punës.Në njoftimin e Zyrës thuhet se vendimi është shumë problematik.“Vendimi legalizon diskriminimin e punëdhënësve ndaj myslimanëve, veçmas ndaj grave që mbajnë shami.
Kjo në masë shtesë do t’u vështirësojë grave myslimane që të punojnë në sektorin publik”, thuhet në njoftim.
“Të dëshpëruar” me vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për shaminë
