Përmes një komunikate, njoftohet se të burgosurit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren e kanë ndërprerë grevën e urisë, të cilën e filluan dje për shkak të shkarkimit të kësaj Qendre, Destan Zogaj.
“Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin se të gjithë të burgosurit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, kanë ndërprerë grevën e urisë dhe kanë marr ushqimin si çdo herë”, shkruhet në njoftim.
Gjithashtu tregohet se gjendja aktuale brenda kësaj Qendre të Paraburgimit është stabile dhe të paraburgosurit janë në gjendje të mirë.
Ndërkohë që dy ditë pas shkarkimit të Zogajt, Ministria e Drejtësisë sot ka shpall konkurs për këtë pozitë./GazetaExpress/