Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu Kodra, ka përmendur rastin e fundit të dhunës ndaj bashkëshortes, përkatësisht rasti i gruas nga Peja që vdiq si pasojë e dhunës nga bashkëshorti i saj.
Ajo ka përmendur edhe rastet e mëhershme, duke thënë se institucionet duhet të bëjnë më shumë për të parandaluar dhunën ndaj gruas.
“Dy ditë për shënimit të Ditës Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas, sevdije berisha u vra mizorisht nga bashkëshorti i saj. Këto raste dëshmojnë përshkallëzimin e dhunës ndaj gruas në Kuvend. Institucionet nuk kanë arritur të reagojnë mjaftueshëm. Këto raste na shtyjnë të reagojmë dhe të ndërmarrim hapat e duhur. Bëjmë thirrje që organet e drejtësisë të ndëshkojnë kryesit e kësaj vepre me dënimin e merituar”, ka thënë Deliu Kodra/Periskopi/