Kuriozitete

Do të befasoheni çfarë gjesti bën polici në komunikacion (Video)

Studenti Trevor Keeney, ndoshta nuk e kishte menduar atë që do të ndodhte, pasi u ndalua nga policia për tejkalim shpejtësie.

Ai ishte vonë për një prezantim në shkollë, kur një oficer policie i kërkoi të ndalonte për t’i kontrolluar dokumentet. Pasi i spiegoi situatën dhe se nuk kishte arritur dot të lidhte as kravatën përpara se të dilte nga shtëpia, oficeri i policisë bën gjestin më të paparashikueshëm.

Ai i kërkon Keeney-t t’i japë kravatën dhe e ndihmon ta lidhë atë. Pas kësaj, ai lejoi të largohej vetëm me një paraljmërim.