Aktuale

Të akuzuarit e “Grupit të Kumanovës” bojkotojnë seancën

Pjesëtaret e Grupit të Kumanovës nuk janë paraqitur në seancën e sotme gjyqësore, ku duhet të shqiptohet dënimi ndaj tyre.

Raportohet se pjesëtaret e Grupit bojkotojnë seancën për shkak se nuk besojnë që vendimi do të jetë i drejtë.

Ata vlerësojnë se rasti është i montuar, gjë qe e shprehu edhe avokatja Artene Ademi , e cila para fillimit të seancës tha se nuk mund të ketë drejtësi në një rast të montuar.

“Nga një proces i padrejtë, nuk mund të presim një vendim të drejtë”, deklaroi Artene Ademi, avokate.

Nuk dihet nëse gjykatësja do ta shqiptojë dënimin në mungesë të personave të akuzuar në këtë rast.