Aktuale

Të aksidentuarit në Mramor po ktheheshin nga e pamja

Në aksidentin që ndodhi dje në rrugën Prishtinë- Gjilan, gjegjësisht në fshatin Mramor humbën jetën katër persona kurse gjashtë të tjerë janë lënduar, në mesin e tyre edhe ambasadorja turke Kivilcim Kiliç.

Viktimat janë Agron Shala, 22 vjeç, Arife Shala, 88 vjeç dhe Elfete Rashiti, 65 vjeç. Policia sot njoftoi se ka humbur jetën edhe personi i katërt.

Daja i Agronit, thotë se në aksidentin që ndodhi dje, ishin tre vetura të kësaj familje që kishin shkuar në një të pame tek familjarët e tyre.

“Aksidenti ka ndodhur duke u kthyer nga e pamja tek gjyshja e Agronit. Ishin tre vetura të kësaj familje ku është aksidentuar me eskortën e Turqisë”, u shpreh daja i të ndjerit.

Njëra veturë po voziste 150km/h momentin e aksidentit, rrëfehen familjarët e viktimave.

“Vetura ka qenë me shpejtësi 150km/h, kur ka hyrë në tejkalim të veturës së diplomates Kivilcim Kiliç, pastaj vetura tjetër e tipit Audi ka hyrë në mes e i ka goditur për prapa të aksidentuarit”, ka thënë daja i Agronit, për arbresh.info.

“Varrimi i të ndjerëve do bëhet nesër pas namazit të ikindisë, për shkak të autopsisë që do t’i presim sot”, tha ai.

Ai në fund apeloi popullatën që të vozisin me kujdes.

the authorBurbuqe Metolli