Aktuale

Të afërmit përgatiten t’i përcjellin për në varreza pesë anëtarët e familjes Bllaca

Të afërmit dhe farefisi janë përgatitur që nga lagja “Bujanina” e Gjilanit që t’i përcjellin për në varreza pesë trupat e pajetë të familjes Bllaca që u shua tragjikisht të martën.

Trupat e tyre do të varrosen në fshatin Cërnicë të kësaj komune.

Ish pjesëtarja e Policisë së Kosovës, Valdete Bllaca dyshohet se ka vrarë të dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj dhe më pas e veten.

E gjithë ceremonia e varrimit të tyre ka nisur nga ora 14:30.

the authorGazetaKNN