ShowBiz

Tayna s’e pranon kërkimfaljen e Melindës?

Melinda dje i ka kërkuar falje Taynës për ‘dissin’ e fundit kundrejt saj mirëpo njësoj nuk ka vepruar edhe kjo e fundit.
Melinda i ka befasuar të gjithë me reagimin e saj të fundit dhe askush nuk e priste, shkruan lajmi.net.

Kohëve të fundit ka pasur shumë ‘diss-a’ mes repereve femra, një prej tyre edhe ai i Melindës kundrejt Taynës.

Mirëpo nuk zgjati shume dhe Melinda doli me kërkim falje për kolegen e saj repere kështu duke lënë një mesazh për mos nxitje të urrejtjes.

“I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në Freestyle-in e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marrë repi i femrave mendoj se duhet të ndryshojmë kahjen dhe mos të nxisim urrejtje të gjeneratat e reja”, ka thënë ajo por njësoj nuk ka vepruar edhe Tayna.

Kjo pasi Prive ka kontaktuar me menaxhmentin e Taynas të cilët kanë thënë se në këtë mes nuk ka vend për reagime dhe Tayna nuk ka asgjë për të thënë.

Ata kanë shtuar se Melinda e ka ofenduar shumë Taynan dhe për këtë arsye, sipas tyre, ajo ka marrë edhe shumë ofendime nga fansat e Melindës.

Kjo merret edhe si një refuzim për ta pranuar faljen e Melindës nga Tayna meqë reperja ka zgjedhur heshtjen në vend të përgjigjës./Lajmi.net/