Tayna ka treguar si mendon që do të jenë muajt e ardhshëm të këtij viti.
2020-ta nuk nisi në mënyrën më të mirë, ngase shpërtheu pandemia që vendosi gjithë botën në karantinë, shkruan lajmi.net.
Në këtë kohë të gjithë qëndrojnë me panik në shtëpi, me shpresën se do dëgjojnë lajme të mira për largimin e këtij virusi vdekjeprurës.
Edhe artistët kanë anuluar gjitha planet e tyre dhe po qëndrojnë bashkë me më të dashurit e tyre në shtëpi.
Mes tyre është edhe reperja Tayna, e cila këto ditë po qëndron në Prizren pranë familjes dhe po i shijon këto ditë pranë tyre.
Me anë të një postimi, të shpërndarë nga një tjetër faqe, Tayna ndan të njëjtin mendim me të, ku thuhet se në muajt e ardhshëm të këtij viti do t’i kthehemi normalitetit.
Madje, në atë postim thuhet se do të jemi më të lidhur me partnerët dhe do të jemi më të mirë.
“Paramendojeni këtë. Janë muajt e fundit të 2020. Shtëpitë tona janë të pastra dhe të organizuara. Ne jemi më të lidhur me partnerët tonë pasi kemi patur mundësi më shumë që të komunikojmë. Ne kemi dalur nga shtëpitë tona, bota është hapur përsëri dhe ne jemi më të mirë, më të dashur. Së bashku po rindërtojmë botën. Ne dalim nga shtëpitë, bota rihapet dhe jemi më të butë, më të dashur, më mirënjohës, më shumë mirëkuptim dhe më vlerësues të bukurisë së jetës dhe lidhjes njerëzore se kurrë më parë, dhe së bashku ne rindërtojmë botën me qëllim dhe qëndrueshmëri”, janë fjalët në postimin që bëri reperja. /Lajmi.net/
