Tayna u shfaq shumë ndryshe në koncertin e fundit.
Tayna është shumë aktive me projekte të reja muzikore, të cilat priten shumë mirë nga publiku, shkruan lajmi.net.
Por, krahas këngëve, ajo është aktive edhe me koncerte, në të cilat mblidhen fansat e saj për t’i dëgjuar ‘live’ hitet e Taynës.
Në koncertin e mbrëmshëm, reperja u shfaq shumë ndryshe, ajo kishte ngjitur një palë paruke dhe dukej një bjonde shumë joshëse.
Për ndryshe, “Caliente” titullohet projekti i fundit nga Tayna, që u prit mirë nga publiku. /Lajmi.net/