Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka shprehur serish shqetësimin e tij lidhur me çmimin e tarifës rrugore në Rrugën e Kombit.
Ai ka thënë sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës se këtyre ditëve është diskutuar mjaft nga qytetarët dhe ministria sa i përket caktimit të tarifës së Rrugës së Kombit.“Unë shfaq shqetësimet e mia dhe mendoj që tarifa është e lartë dhe e papërballueshme.
Ajo rrugë nuk është përfunduar, dhe shkon në dëm të qytetarëve tanë. Ju lus të kemi mbështetje të bisedojmë mes dy qeverive dhe të shikohet mundësia e uljes së këtij çmimi”, është shprehur ai.