Ajo është njëra ndër aktoret më të njohura shqiptare.
Bëhet fjalë për Teuta Krasniqin e cila u bë shumë e pëlqyer nga publiku me rolin e saj si “Saranda” në serialin “Kafeneja Jonë”, transmeton Gazeta Express.
Teuta përveç angazhimeve të saj, gjithmonë ka dëshmuar se është një nënë shumë e përkushtuar.
Këtë më së miri e vëreni nga postimet qa ajo bën ku shihet së bashku me familjen e saj.
Teuta së bashku me Adonisin e dy vajzat, Tarën e Kaian formojnë një portet shumë të bukur familjar.
Por ajo që bie në sy është se edhe Adonisi kujdeset për Tarën dhe ata kanë raporte të mira mes vete.
Këtë më së miri mund ta kuptoni përmes kësaj fotografie që ka postuar Teuta në profilin e saj në Instagram, ku Tara shihet se ka mbështetur kokën në krahun e Adonisit.
“Bota ime”, kishte lënë mbishkrim Teuta.
Natyrisht aktores së njohur, nuk i kanë munguar komentet pozitive nga fansat.
“teuta je nji shembull per te gjitha femrat shqiptare e cila e udheq nji familje ashtu siq duhet te eshte nje familje e shendosh”,
“Shum buker po dukeni qe te gjith teuta princesh je dhr dot mbetesh”, “Ni famije adonisi teuta ni familyyy emrekullushme me vajzat bukuroshe”, ishin vetëm disa nga komentet e bukura që i kanë lënë fansat Teutës