“Tanjug” ka përgënjeshtruar lajmin se Qeveria e Serbisë ka angazhuar kompaninë amerikane “Cleary Gottlieb Steen & Hamilton LLP” që të lobojë për të në Uashington.
Informacionet se Qeveria e Serbisë ka angazhuar kompaninë amerikane “Cleary Gottlieb Steen & Hamilton LLP” që të lobojë për të në Uashington nuk janë të vërteta, raporton “Tanjug”.
Burime të afërta me Qeverinë e Serbisë kanë thënë për “Tanjug” se diskutimet me kompaninë me seli në Nju Jork janë zhvilluar.
Mirëpo, bisedimet nuk kanë lidhje me amerikanët e as lobimin, por pikërisht për temën e taksës dhe shkeljen e CEFTA-s.
“Zëri i Amerikës” sot raportoi se zyra do të lobojë për Serbinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në temën e bashkëpunimit rajonal që parasheh për kliente Serbinë dhe Kosovën. /Lajmi.net/