Aktuale

Taksi i paautorizuar futet në qendër të Prishtinës, ndonëse i është ndaluar (Foto)

Kryeqyteti i Republikës prej orëve të hershme të mëngjesit është zgjuar me një pamje krejtësisht ndryshe, si të ishte e diele.

Kjo pasi Komuna e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti mori vendim që të ndalohen të futen në qendër veturat që nuk janë nga Prishtina.

Një ndalesë e tillë iu është bërë edhe taksitsve ilegal dhe atyre që kanë linjën 1-sh për Fushë Kosovë.

Mirëpo, një vendim i tillë nuk po respektohet nga disa prej tyre.

Në disa foto të bëra shihen taksistët të cilët ilegalisht janë futur në zonën e ndaluar. /Indeksonline/