Aksident zingjiror ka ndodhur mes një taksi, veture të Policisë së Kosovës dhe një autobusi të linjës Prishtinë-Fushë Kosovë.
Një veturë e Policisë së Kosovës është goditur nga një taksi, e që më pas kjo taksi është goditur nga autobusi. Ngjarja ka ndodhur te rruga “Luan Haradinaj” në Prishtinë, afër stacionit qendror të Policisë së Kosovës.
Siç mëson FaktePlus, nuk raportohet për të lënduar.
Më poshtë sjellim edhe fotografi.