Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e PDK-së, Izmi Zeka i ka reaguar kolegut të tij nga radhët e Nismës Socialdemokrate, respektivisht ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.
Reagimi i sotëm i Zekës është bërë pas deklaratës së ministrit Endrit Shala, i cili tha se presidenti Hashim Thaçi nuk mund të jap premtime për heqjen e taksës ndaj shtetit të Serbisë, sepse taksën e ka vendosur Qeveria e Kosovës me propozimin e tij si ministër dhe jo presidenti.
Kjo deklaratë e Shalës është quajtur absurditet nga zëvendësministri Izmi Zeka, i cili tha se ky është patriotizëm i llojit të vet.
“Absurditeti nuk ka s’ka. Pasi edhe ministrit të Tregtisë Endrit Shalës i ka mbetur me i tregu presidentit të vendit Hashim Thaçit se a duhet të flas për taksën këtu merr fund gjithçka. Patriotizëm i llojit të vet. Tek ne një fjalë popullore thotë: Poshtë ka ra katundi bre”, ka shkruar Zeka në rrjetin social Facebook.