Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, është takuar sot me drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, me të cilin kanë diskutuar për një plan të përbashkët për zbatimin e Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore, për ata të cilët hedhin mbeturina në vendet joadekuate.
Në këtë takim ndër të tjera është diskutuar edhe për hapat që duhet ndërmarrë për ruajtjen e pyjeve nga prerësit ilegalë.
Në komunikatën e lëshuar nga MMPH-ja, thuhet se inspektorati nuk do të lejojë dëmtimin e mjedisit.
Komunikata e plotë:
Sot, së bashku me sekretarin e MMPH-së, Arben Çitaku, u takuam me drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe ekipin e tij, ku diskutuam për bashkëpunimin mes dy institucioneve tona për të krijuar një siguri për një mjedis sa më të pastër.
Së bashku me PK-në, do të hartojmë dhe zbatojmë një plan të përbashkët operacional në zbatim të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore për hudhjen e mbeturinave.
Po ashtu, diuskutuam edhe për bashkëpunimin tonë në mbrojtjen e pyjeve dhe mjedisit në përgjithësi.
Inspektorati i MMPH-së dhe Policia e Kosovës nuk do të tolerojë ata që shkelin ligjin duke dëmtuar mjedisin tonë. Andaj të kujdesemi bashkë për një vend sa më të pastër!
Falenderoj Policinë e Kosovës për bashkëpunim në të mirë të mjedisit dhe vendit tonë. /Lajmi.net/