Ambasadorët e shteteve anëtare të NATO’s janë takuar sot me përfaqësuesit e Rusisë për të shpjeguar vendimet që janë marrë në samitin e fundit të aleancës së NATO’s, si dhe për të tentuar t’i ulin tensionet me Moskën.
Takimi në zyrat qendrore të NATO’s në Bruksel, vjen pas tubimit të javës së kaluar të shefave të shtetit dhe aleancës në Varshavë.
Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe liderët tjerë të NATO’s kanë urdhëruar për përforcim të aleatëve më të afërt me Rusisë me katër batalione shumëkombëshe për Poloninë dhe shtetet Baltike, njofton AP, përcjell Gazeta Express.
Reagimi i parë i Moskës ka qenë negativ.
Ama, të dy palët e kanë mirëpritur idenë finlandeze për atë se si t’i zvogëlojnë mundësitë për ndonjë incident midis aeroplanëve luftarakë të NATO’s dhe Rusisë në rajonin e Detit Baltik.
Ambasadorja holandeze në NATO, Marjanne de Kwaaasteniet, tha sot se sesioni i këshillit NATO-Rusë, i pari që nga prilli, do të diskutojë po ashtu edhe për situatën në Ukrainë dhe Afganistan.