Pak ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës nuk dihet nëse do të arrihet marrëveshje në mes vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Një takim i mundshëm mes Albin Kurtit e Isa Mustafes ishte pritur se mund të ndodh sot, por nga zyrtaret e Vetëvendosjes mësuam se nuk pritet takimi i radhës mes dy krerëve të partive që ishte pritur se mund të nënshkruanin marrëveshjen për qeverisje.
Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka ka treguar se sot s’kanë planifikuar ndonjë takim me LDK-në e Isa Mustafës.
“Asgjë zyrtare nuk kemi, nuk mund të them se nëse ka takim sot të Albin Kurtit më Isa Mustafen pasi që nuk kam informacione. Kurti do të flas sigurisht sot para gazetareve dhe mund të tregoj nëse pritet një takim i mundshëm apo jo” ka thenë Manxhuka.
Ndryshe takimi i fundit mes Albin Kurtit e Isa Mustafes ishte zhvilluar javën e kaluar dhe nga deklaratat e tyre kuptuam se posti i presidentit i cili po kërkohet nga LDK-ja është problemi kryesor që nuk po mund të arrihet marrëveshja përfunduare.
Po ashtu këto ditë kemi pas deklarata nga më të ndryshmet nga zyrtaret e dy partive të cilët në mënyrë direkte dhe indirekte kanë kundërshtuar palën tjetër.