Aktuale

Takim urgjent në zyren e Veselit për demarkacionin, mësoni çfarë po ndodhë

Janë bërë gati dy orë që kur është paraparë të fillojë seanca për Demarkacionin me Malin e Zi. Me gjasë deri më tani nuk janë votat e mjaftueshme për ta votuar këtë marrëveshje.

Gazeta Express mëson se një takim është zhvilluar para pak çastesh në mes të Presidentit Hashim Thaçi, Kryeminisrit Ramush Haradinaj, Kryeparlamentarit Kadri Veseli si dhe shefin e Grupit Parlamentar të LDK’së Avdullah Hotin së bashku me Ismet Beqirin. Mbledhjen e ka inicuar Kadri Veseli.

Gjatë këtij takimi, thuhet se është tentuar të gjendet një pajtueshmëri për këtë situatë. Krejt papajtueshmëria është se cili raport të dal për votim, ai i Shpejtim Bulliqit apo i Murat Mehës.

Derisa për Express nga burime brenda Kuvendit kanë bërë të ditur se seanca fillon sot dhe nuk shtyhet për javën tjetër./Express