Aktuale

Takim urgjent i liderëve të vendit!

Vetëm pak çaste pas shtyerjes pauzës në seancën e jashtëzakonshme për Demarkacionin, pritet që të takohen liderët e vendit, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, ai i Nismës, Fatmir Limaj, ai i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe shefi i deputetëve të LDK-së. Avdullah Hoti.

“Pritet që të ketë një takim të liderëve, për koordinimin e mëtutjeshëm për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i vendit, Behgjet Pacolli ka theksuar se kanë arritur që t’i sigurojnë votat.

“Nuk e di a do të mund të vazhdojë seanca shkaku i vizitës [së delegacionit të BE-së] dhe e di se sot apo pak më vonë demarkacioni do të kalojë. Nëse kalon demarkacioni ne kemi fituar të drejtën që ne të udhëtojmë pa viza diku kah vjeshta”, ka thënë Pacolli.

“Me VV-në nuk kemi biseduar se a do ta votojnë apo jo demarkacionin, por biseduam për kauzën tonë që njerëzit të udhëtojë pa viza. Votat i kemi, nuk kisha thënë se nuk i kemi votat”, ka thënë veç të tjerash ai.