Komiteti i Përbashkët konsultues i Rajoneve të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë takim në Shkup.
Takimi është në organizim të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL), Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Komitetit të Rajoneve të BE-së. Fjalime hyrëse do të kenë ministrja e Vetëqeverisjes Lokale, Shiret Elezi, kryetari i komunës Aerodrom, bashkë-kryesuesi i Komitetit të Përbashkët, Ivica Konevski, këshilltari komunal për arsim, kulturë dhe trashëgimi nga Verviers, Belgjikë, dhe bashkë-kryesuesi i Komitetit Zhan-Fransoa Istas dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
Pjesa e parë e takimit i kushtohet çështjeve për zgjerimin e Bashkimit Evropian, si dhe Raportit të fundit të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për përmbushjen e kushteve për fillim të negociatave për anëtarësim në BE. Kryetari i komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi do të flet për rolin e pushtetit lokale në këtë proces.
Në pjesën e dytë të takimit delegatët do të diskutojnë për furnizimet publike, të cilët luajnë rol kyç për punë transparente të institucioneve, për veprim parandalues të veprimeve korruptuese dhe kriminele, mundësim të qasjes së njejtë për të gjithë faktorët e ekonomisë së tregut të cilët janë instrument i rëndësishëm që duhet të mundësojë përdorim efikas i mjeteve publike. Për sfidat e autoriteteve tona lokale në këtë sferë, do të flet kryetari i komunës së Koçanit Ratko Dimitrovski, ndërsa në takim është ftuar edhe drejtori i Byrosë për furnizime publike në vendin tonë, Aleksandar Argirovski.
Komiteti i përbashkët konsultues (KPK) është formuar në vitin 2008 dhe e përbëjnë 22 anëtarë, nga njëmbëdhjetë nga çdo palë dakorduese dhe po aq zëvendës.
Delegatët nga Republika e Maqedonisë janë kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë. Ky trup është formuar me qëllim që ta përgadisë bazën për zgjerimin e Bashkimit Evropian përmes avancimit të dialogut politik dhe bashkëpunimit midis autoriteteve lokale dhe rajonale. Takimet mbahen në Bruksel dhe në Republikën e Maqedonisë./MIA/