Supertajfuni Meranti shkaktoi shtatë të vdekur dhe nëntë të tjerë të humbur në provincën lindore të Kinës, Fujian, thanë sot zyrtarët kinezë.
“Para se të dobësohej në një stuhi tropikale, Meranti solli stuhi shiu të jashtëzakonshme në Fujian dhe detyroi të paktën 331 mijë persona që të zhvendosen”, sipas agjencisë zyrtare kineze të lajmeve, Hsinhua.
“Gjithashtu u shkatërruan 1, 600 shtëpi dhe u dëmtuan 22, 200 hektarë të korra, me humbje të drejtpërdrejta ekonomike me vlerë 1,7 miliardë juanë (249 milionë dollarë)”, shtoi Hsinhua-ja.