Aktuale

Tahiri udhëton për dialog në Bruksel, Asociacioni nuk është në rend dite

Ministrja për Dialogun Edita Tahiri ka udhëtuar në Bruksel së bashku me delegacionet përkatëse për të marrë pjesë në takimet e dialogut për çështjet e drejtësisë, telekomit dhe menaxhimit të integruar të kufirit (IBM). Ministria njofton se në këto bisedime nuk do të jetë temë e diskutimeve Marrëveshja për Asociacionin e komunave më shumicë serbe në Republikën e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

“Në takimet që do të mbahen sot dhe nesër do të bëhet vlerësimi i gjendjes në zbatimin e marrëveshjeve të lartpërmendura dhe obligimet e palëve për këto çështje.

Përmes këtij njoftimi për media njoftojmë opinionin po ashtu se Marrëveshja për Asociacionin e komunave më shumicë serbe në Republikën e Kosovës, nuk është temë e bisedimeve, fillimi i zbatimit mund të diskutohet vetëm pasi Kosova ta marrë kodin shtetëror nga ITU-ja, më 15 dhjetor 2016, në pajtim me marrëveshjen.” thuhet në komunikatë.