Deputeti i Kuvendit, Labinot Tahiri ka uruar Haradinajn për miratimin e buxhetit për vitin 2019, dhe njëkohësisht ka lutur atë të mos heqë taksën për produktet serbe.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar të mos hiqet taksa, duke shtuar se Serbia nuk dha llogari as për 1400 fëmijët që, siç thotë ai, i ka vrarë e masakruar që nga viti 1981 e deri më 1999!“Taksën mos e hiqni bre, mbajeni e bëjeni 200%, derisa të njohë Serbia Kosovën shtet”, ka shkruar ai, përcjell lajmi.net
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
O shumë bre , shumë e duam Amerikên! E kemi dashur edhe në kohên e Jugoslavisê bre!Ama, Serbia bre! Serbia na e ka kallur loqkën e Zemres bre, na e ka ba Kosovën me gjakun e pa lëshyer , e kurrë llogari nuk dha!
Nuk dha llogari as për 1400 fëmjjët qê i ka vrarë e masakruar që nga viti 1981 e deri më 1999!Kryeministër, urime që kaluam Buxhetin, e urime për shumë vendime që ke marrë, ama TAKSËN, TAKSËN MOS E HIQNI BRE MBAJENI E BEJENI 200 pêrqind%.
Derisa të njoh SERBIA KOSOVÊN si Shtet.Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë. /Lajmi.net/