Labinot Tahiri i dedikoi fjalë emocionuese Adem Mikullovcit.
Edhe këngëtari Labinot Tahiri, i dedikoi telegram ngushëllimi aktorit Adem Mikullvci, shkruan lajmi.net.
Mikullovci u nda nga jeta mëngjesin e ditës së sotme, duke lënë boshllëk të madh dhe një karrierë të pasur artistike.
Në telegramin e tij, Tahiri thotë se Mikullovci shkoi pa asnjë privilegj shtetëror dhe se ishte mbrojtës i asaj pak autonomie që e kishim nën regjimin serb.
“Humbëm edhe një AKTOR TË MADH!
Kështu do të thonë sot, ndërsa dje e lan skajshmërisht pa kujdes shtetërorë!
Ashtu siç shkoi; Nexhmia, Lezeja, edhe Adem Mikullovci shkoi, nesër edhe Çuni edhe axha Sabri, pa dashje po e them!
Dhe nuk e di se kush do mbetet nesër një artist i madh me vlerat që ka arti jonë i kahershëm shqiptarë këtu e në Shqipërinë nanë?!
Shkoi pa asnjë privilegj të rëndësishëm shtetërorë, ku mbi të gjitha Baca Adem , ishte dhe mbrojtësi i asaj pak autonomie që kishim nën regjimin Serbo Madh!
Ai nuk iku kurrë nga ëndrra për ta bërë KOSOVËN SHTET.
Ishe dhe do mbetesh sinqerisht personalitet i dashur, jo vetem kur sot do të thonë i madh , pasiqë ndërrove jetë, por i pa harruar në zemrat tona kur ishim fëmijë dhe sot të rritur.
Të dashur qytetarë dhe diasporë, me sinqeritetin më të madh ju shpreh ngushëllime, familjes, kolegëve dhe komunitetit!
U prehtë në paqe shpirti i Bacës Adem!
Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!”.