Aktuale

Tahiri paraqitet në Prokurori për kërcënimin ndaj Konit

Ish-ministri i Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ish-anëtari i qeverisë Rama mësohet se do të pyetet në lidhje me çështjen e kërcënimit të rektorit Mynyr Koni.

Ky i fundit u përfol se u kërcënua pak ditë para zgjedhjeve për rektorin e Universitetit të Tiranës nga një grup personash që e hipën në mjetin e tyre.

Për të njëjtën çështje në prokurori do të pyetet më vonë edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

© Te gjitha te drejtat e rezervuara KosovaPress.