Aktuale

Tahiri njofton nismën: Shpërblim kush respekton rregullat e qarkullimit!

Një nismë e re është ndërmarrë nga ana e Ministrisë së Brendshme për të gjithë drejtuesit e automjeteve. Kushdo që respekton rregullat e qarkullimit rrugor do të marrë një shpërblim.

Deklarata është bërë nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në ceremoninë e 70-vjetorit të themelimit të Policisë Rrugore.

Duke folur për mediat, Tahiri tha se duke nisur nga viti i ardhshëm do të vendoset një shpërblim për këdo që respekton rregullat e qarkullimit rrugor.

“Me qëllim rritjen e sigurisë rrugore, nga viti i ardhshëm do aplikohet shpërblim për këdo që respekton rregullat e qarkullimit rrugor”. tha Tahiri

Por nga ana tjetër, ministri theksoi se që nga 1 Janari i vitit tjetër, do të ketë ashpërsim të ndëshkimeve, për drejtuesit që shkelin rregullat e qarkullimit.

“Shqipëria është një vend me numër shumë të lartë të aksidenteve rrugore. Nga 1 janari do të ketë gjoba më të rënda për shkelësit e qarkullimit. Ndërsa është në fuqi shpërblimi për këdo që respekton rregullat e qarkullimit rrugor”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Tahiri tha gjithashtu se nga janari i 2017-ës do zbatohet taksa progresive për automjetet e luksit.