Aktuale

Tahiri: Lansimi i regjistrit për leje dhe liçenca do të lirojë bizneset nga barra e madhe administrative

Koordinatori për Reforma Shtetërore në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri, ka njoftuar për lansimin e regjistrit qendror për leje dhe licenca që do të lehtësojë bizneset nga procedurat e shumta administrative
Tahiri thotë se një gjë e tillë do të lehtësojë jashtëzakonisht shumë shërbimet për sektorin privat.

“Sot, i nderuar të prezantoj edhe një ndryshim rrënjësor në administratën shtetërore. Përmes lancimit të regjistrit qendror për leje dhe liçenca, dhe përditësimit të tij, po thjeshtëzojmë procedurat e ofrimit të shërbimeve dhe lirohen bizneset tona nga barra e madhe administrative. I lansuar në vitin 2015, ky regjistër vitin e kaluar i është nënshtruar një përditësimi”, ka shkruar Tahiri, raporton Gazeta Express.

Ai thotë se një sistem i tillë është një nga shtyllat e reformës administrative.

“Si një nga shtyllat kryesore të reformës administrative, ky sistem rregullativ transparent promovon investimet dhe aktivitetet e bizneseve dhe forcon ekonominë e vendit. Me qëllim të përditësimit të vazhdueshëm të këtij regjistri, institucionet duhet të jenë proaktive në freskimin e informatave në lidhje me çdo ndryshim që ndodh në lëshimin e lejet dhe licencat, si dhe është e domosdoshme të miratohet dhe zbatohet programi për thjeshtëzimin, shkrirjen dhe largimin e lejeve dhe licencave në masën prej 10%.”, ka shtuar ai.

the authorBurbuqe Metolli