Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, ka reaguar ndaj kërkesës së Presidentit Bujar Nishani për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare me argumentin e tij, se gjendja e drogës në vend është në situatë kritike.
Ministri Tahiri, nëpërmjet një postimi në statusin e tij në Facebook, sonte është shprehur se përgjigje inkurajuese nga BE dhe komisioneri Avramopulos për çfarë kemi bërë deri sot kundër drogës e për atë që do bëjmë nesër e tutje, bashkë me partnerët.
“Jemi të vendosur të bëjmë maksimumin, pavarësisht llumit e pengesave nga ata që deri dje ishin në qeveri e na lanë këto kusure, ndërsa sot çirren me gishta në vesh e sy mbyllur”, shkruan Tahiri, duke postuar faksimilen inkurajuese të BE dhe komisionerit Avramopulos./KosovaPress/