Anëtari i Kryesisë se Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se sa herë qe PDK publikon afera korruptive të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti menjeherë në mbrojtje atij i del siç shprehet ai krimineli Dardan Molliqaj.
Molliqaj, sipas tij, është defakto kryetar i Prishtinës dhe Tahiri pretendon ata bashkë i kanë kryer krimet.
Në një postim në llogarinë e tij në ‘Facebook’, zyrtari i lartë i PDK-së ka përmendur një serë veprimesh të Vetëvendosjes të cilat ai i konsideron si afera korruptive.
Por, Tahiri shprehet i bindur se më 22 tetot qytetarët e Prishtinës do ta dënojnë Vetëvendosjen me votë.
“Modeli i qeverisjes së Vetëvendosjes doli të jetë model i krimit dhe korrupsionit. Me taksat e qytetarëve paguan mercenarë për të shkatërruar pronën publike dhe private në Prishtinë. I punësuan mbi 500 militantë të tyre në administratën e Prishtinës, që buxhetit të Komunës së Prishtinës i kushtuan rreth 3 milionë euro. Qindra militantë të tjerë i rehatuan edhe në Ndërmarrjet Publike. Paranë publike e shpërndan përmes tenderëve dhjetra milionësh te kompanitë e tyre dhe të miqve të tyre”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri në ‘Facebook’, transmeton ‘Indeksonline’.
Postimi i plotë i Tahirit:
E kam dëgjuar një thënie prej një eksperti të së Drejtës Penale, që thotë: Krimineli gjithmonë kthehet në vendin e krimit. A e keni vërejtur që sa herë ia nxjerrim aferat korruptive Shpend Ahmetit, pas pak i del në mbrojtje vetëm krimineli Dardan Molliqaj. Kjo nuk do koment të dashur qytetarë, krimineli Molliqaj defakto ka qenë Kryetar i Prishtinës dhe krimet i kanë bërë bashkë dhe pa dyshim që bashkë do të dalin para drejtësisë. Në vitin 2013 edhe ne menduam se është mirë ta largojmë Isa Mustafën prej Kryetarit të Prishtinës dhe në balotazh e votuam Shpend Ahmetin. Por, çka ndodhi për 4 vjet në Prishtinë?! Modeli i qeverisjes së Vetëvendosjes doli të jetë model i krimit dhe korrupsionit. Me taksat e qytetarëve paguan mercenarë për të shkatërruar pronën publike dhe private në Prishtinë. I punësuan mbi 500 militantë të tyre në administratën e Prishtinës, që buxhetit të Komunës së Prishtinës i kushtuan rreth 3 milionë euro. Qindra militantë të tjerë i rehatuan edhe në Ndërmarrjet Publike. Paranë publike e shpërndan përmes tenderëve dhjetra milionësh te kompanitë e tyre dhe të miqve të tyre. Me taksat e qytetarëve blen edhe molotov dhe raketahedhës, me të cilat i sulmuan institucionet dhe Kuvendin e Kosovës. I mbushën shkollat e Prishtinës me qindra militantë nga komunat e tjera të Kosovës. Bën dallavere me leje ndërtimi dhe, paturpësisht, aferat korruptive edhe i festuan bashkë. Me taksat e qytetarëve blen edhe banesa luksoze në bregdete e bënë edhe pushime nëpër jahte! Më 22 tetor, bashkë me qytetarët e Prishtinës do t’i çrrënjosim mbetjet e bandave të Vetëvendosjes prej Komunës së Prishtinës.
Më 22 tetor, vetë qytetarët e Prishtinës do ua japin shqelmin e fundit. Turpin e qeverisjes së Vetëvendosjes, më as asamblistët e tyre nuk po mund ta gëlltisin dhe po i braktisin!