Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri duke iu përgjigjur disa dyshimeve të deputetëve për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë tha se dekretimi I tyre është bërë në pajtim me Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe në pajtim të plotë me ligjet në fuqi.
Tahiri tha se dekretimi paraqet aktin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit për drejtësi ndërkaq shtoi se në këtë proces kanë dhënë kontribut ambasada e SHBA-ve, EULEX-I, etj.
Tahiri tha se me dekretimin e djeshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve është shtrirë funksionalizimi i gjykatave në veri./KosovaPress/