Aktuale

Tahiri: Dialogu me Serbinë në shërbim të paqes

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri gjatë takimit me shefin e ri të zyrës së Belgjikës në Kosove, Jean-Louis Servais, tha se dialogu me Serbinë është në dobi të afrimit të Kosovës me strukturat euroatlantike,shkruan Gazeta Express.

Ministrja Tahiri theksoi se Kosova është promovuese e paqes dhe fqinjësisë së mirë në rajon, të cilin, siç tha ajo, “po e dëshmojmë edhe në dialogun për fqinjësi të mirë me Serbinë, që është në dobi të paqes dhe stabilitetit në gjithë rajonin,

Ndërsa, Shefi i zyrës Jean-Louis Servais, nënvizoi se Belgjika mbështet fuqishëm shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike.

“Ne do të jemi të angazhuar për të thelluar marrëdhëniet ndërmjet Belgjikës dhe Kosovës në të gjitha sferat e rëndësishme si dhe vlerësojmë progresin në Kosovë dhe rolin e sajë konstruktiv për paqen dhe fqinjësinë e mirë në rajon”, tha Servais.