Aktuale

Tahiri: Brenda mandatit tim do të gjinden ata që quan në vetëvrasje Astritin

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në interpelancën që është thirrur për të diskutuar për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, ka thënë se zbardhja e rastit do të ndodhë brenda mandatit të tij.
Tahiri ka thënë se me të ardhur në krye të kësaj ministrie puna e parë me të cilën është marr është hapat që qojnë në zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit, shkruan lajmi.net.

“Deri në fund të mandatit do t’i gjejmë ata që e shtyn në vetëvrasje Astrit Deharin”, ka thënë ai.

Në përgjigjen e tij ndaj deputetit Frashër Krasniqit, se ministri kishte dalë me emra për ata që gjoja e kishin vrarë Deharin, ai i ka thënë se i ka mendimet e tij dhe do të vazhdojë ta ketë mendim në lidhje me këtë rast. /Lajmi.net/