Aktuale

Tahiri, Aliut: Kurrë s’kam hipur në jaht

Ministrja në largim për dialog, Edita Tahiri dhe drejtori i Urbanizmit i Komunës së Prishtinës, Liburn Aliu, janë përplasur në një debat në KTV. Tahiri ka thumbuar Aliun duke ia përmendur jahtin.

Edita Tahiri, nga koalicioni PDK-AAK-NISMA dhe Liburn Aliu, nga Vetëvendosje janë përplasur për qeverisjen në Prishtinë, derisa kanë qenë mysafir në Rubikon të KTV.

Tahiri i ka thënë Aliut se nuk ka pasur rastin të lypur asnjëherë në ndonjë jaht, duke aluduar tek skandali që ka ndodhur muaj më parë më Shpend Ahmetin.

“Unë kurrë skam hipur në asnjë hajt. Kurse, ju në partinë tuaj e keni provuar këtë”, ka thënë ajo.

Kurse, Liburn Aliu, duke u përgjigjur ka thënë se PDK nuk ka punuar asgjë në qeveri me Mustafen dhe sipas tij me këtë po mundohet të mbulojnë mos punën duke kritikuar qeverisjen e Prishtinës.