Tabloidi i Nju-Jorkut, “Daily news”, i njohur për tituj provokues, i cili ishte formuar para pothuajse 100 vjetësh, është shitur për vetëm një dollar, transmeton KosovaPress.
Marrëveshja i ka mundësuar kompanisë “Tronk”, në pronësi të cilës janë “Los Angeles Times” dhe “Chicago Tribune”, që praktikisht falas të marrë gazetën e parë amerikane të shtypur në formatin e tabloidit.
“Daily news”, i formuar para 98 vjetësh, ka fituar shpërblimin Pulicer për gazetari.
Tabloidi kohëve të fundit ishte i njohur për nga kritikat e ashpra ndaj presidentit amerikan Donald Trump.