ShowBiz

Sylvester Stallone reagon pas lajmit të rrejshëm për vdekjen e tij

HOLLYWOOD, CA - APRIL 12: Actor Sylvester Stallone arrives at the Premiere of Open Road Films' 'The Promise' at TCL Chinese Theatre on April 12, 2017 in Hollywood, California. (Photo by Axelle/Bauer-Griffin/FilmMagic)

Para disa ditësh është përfolur se ylli hollivudian, Sylvester Stallone ka ndërruar jetë, transmeton Klan Kosova.

Pas këtij lajmi të rrejshëm ka reaguar vetë aktori përmes një postimin në rrjetin social Instagram duke thënë se “është kthyer nga vdekja”.

Ai ka publikuar një video në të cilën shoqërohej nga vajzat e tij, Sophia dhe Sistine.

“Po i shikoj vajzat e mia jashtë gjatë një stuhie të lehtë breshëri… Është gjë e bukur të kthehesh nga të vdekurit”, ka shkruar 71-vjeçari në përshkrimin e videos.

“Ju lutem injoroni këto çmenduri… Gjallë e shëndosh dhe i lumtur e i shëndetshëm… Akoma godas!”, ka shkruar në një reagim tjetër.