Në mesditë sot në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan ka ndërruar jetë një i paraburgosur.
Lajmin për vdekjen e N.M. e ka konfirmuar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Por tash është zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla që ka thënë se personi në fjalë ka qenë dëshmitari kryesor i rastit të ish-aktivistit të kësaj lëvizjeje, Astrit Dehari që muaj më parë pati vdekur në Burgun e Prizrenit.
“Në burgun e Lipjanit vdes dëshmitari kryesor, ish-cimeri i dhomës së Astrit Deharit. Çka po ndodhë…”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e tij në Facebook.