Aktuale

Sveçla: Kritikat e PDK-së qesharake

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla gjatë një konference të mbajtur sot për media, ka thënë se kjo konferencë, nuk ka asnjë qëllim që t’u përgjigjet akuzave të paqena të PDK-së, apo segmenteve të caktuara të kësaj partie.

Sipas Sveçlës arsyeja pse PDK po reagon me shpifje është se duan të shkaktojnë mbulimin e bllokadës institucionale pasi që nuk i kanë numrat për kryeparlamentar.

Ai më tej tha se ata nuk do të merren me shpifjet e PDK-së, por do presin emrin e koalicionit PAN për kryeparlamentar.

Sfeçla: Ne presim emrin e PAN për kryeparlamentar

“Duan të shkaktojnë mbulimin e bllokadës institucionale në të cilën po marrin pjesë. Duke mos i pasur votat për kryeparlamentar ata tentojnë që të zhagisin pjesëmarrjen në seancat e Kuvendit, duke mos propozuar emrin, i cili u takon sipas deklarimit të Gjykatës Kushtetuese. Ne në vend që të merremi me shpifjet e tyre po presin që ta thonë emrin në seancën tjetër”, tha ai.

Sipas Sfeçlës akuzat e PDK-së se Vetëvendosje po ik nga ballafaqimi me ta, janë qesharake sepse Vetëvendosjes ka kohë që kërkon ballafaqim publik me PDK-në.

Sfeçla: Kritikat e PDK-së janë qesharake

“Një tjetër kritik qesharake që këta kanë bërë është se ne po i ikim ballafaqimit me ta në fakt Lëvizja Vetëvendosje ka vite që kërkon ballafaqim publik të argumenteve me PDK-në, por ata kanë ikur çoftë nga interpelancat në Kuvend, çoftë nga televizionet, nga debatet në televizion, dhe e dinë shumë mirë pse”, tha ai.

Më tej ai tha se askush nuk mund t’i fsheh sukseset e Komunës së Prishtinës, siç janë transparenca radikale, përmirësimi i cilësisë në qendrat e mjekësisë familjare, ndarja e ndërtimeve pa leje, rregullimi i administratës.

Deputeti i LVV, Xhelal Sfeçla tha se si subjekt nuk kanë asnjë respekt apo mirëkuptim për luftën e ndyrë që po e bënë PDK me qëllim të kthimit të pushtetit.

Sfeçla: Nuk kemi respekt për luftën e ndyrë të PDK-së

“Ne nuk kemi asnjë respekt, e as mirëkuptim për këtë luftë të ndyrë të PDK-së, por megjithatë e kuptojmë një parti që më 11 qershor e ka konfirmuar opozitën e saj, kurse brenda muajsh rrezikon rënien tjetër e që mund të shkojë deri në zhdukjen e saj është në gjendje të bëjë gjithçka për tu kthyer sërish në pushtet dhe këtë për hir të pasur e disa edhe për hir të lirisë”, shtoi ai.

Ndryshe, Xhelal Sveçla tha se për figurën e Shpendit nuk kemi pse të flasim fare, ai me çmime ndërkombëtare dhe krahasime pozitive po citohet nga The Guardian, Politico, City Mayor, New Yourker, kurse ka me dhjetëra raporte ndërkombëtare, ku krerë të PDK-së janë cilësuar si krerë të krimit të organizuar, si Amnesti International, Departamenti i Shtetit, NATO, KFOR etj.

Lidhur me akuzat që PDK po ia adreson Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla tha se Dardan Sjeidu ka deponuar disa padi për shpifje, raporton KosovaPress./