Aktuale

Suspendohet edhe një kapiten i Policisë për shkak të vizitës së Gjuriqit në Kosovë

Kapiteni i policisë së Kosovës, Zvezdan Spasojeviq, nga njësiti kufitar në veri të vendit, është suspenduar sot nga puna, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, suspendimi i tij ka ardhur si pasojë e vizitës së drejtorit të zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili ilegalisht hyri në Kosovë dy javë më parë.

Ndryshe, Spasojeviq është eprori i tretë që brenda dy javësh suspendohet për shkak të vizitës së Gjuriqit në Kosovë, pasi më herët ishin suspenduar edhe zëvendës komandanti i policisë në veri të Mitrovicës, majori Goran Zhivkoviq dhe shefi i operativës, kapiteni Milija Millosheviq.