Sot, organizuar nga Fakulteti i Komunikimit Masiv i Kolegjit AAB dhe Asocioacioni i Gazetarëve të Kosovës, gazetarja Susanna Inkinen për studentët e Kolegjit AAB mbajti ligjëratë me temën “Siguria e gazetarëve dhe punonjësve medial” (Safety of journalists and media workers).
Gazetarja Ikinen, për studentët e Kolegjit AAB ligjëroi rreth masave të sigurisë së përgjithme gjatë raportimin nga lufta dhe zonat e konflikteve, duke sjellë shembuj nga eksperienca e saj në Afganistan.
Studentët e Fakultetit të Gazetarisë dhe ata të Administratës Publike u shprehën të kënaqur me ligjëratën përmabjtjësore dhe me informatat e vlefshme që i morën prej saj.
Susanna Inkinen është këshilltare për media në organizatën International Media Support (IMS) që nga Nëntori i vitit 2007 si dhe është themeluese e Afghan Journalist Safety Committee (AJSC).