Aktuale

Surroi: Bashkësia Islame në Prizren u lut për vrasjen e njerëzve të pafajshëm nga Turqia

Gazetari dhe publicisti Veton Surroi ka reaguar ndaj veprimeve të Bashkësisë Islame në Prizren, e cila organizoi lutje në xhami për fitoret e ushtrisë turke kundër kurdëve në Siri.

Ai shkruan se bashkësitë fetare duhet të luten pë paqe, e jo për vrasjen e njerëzve.

Postimi i Surroit në Facebook:

Bashkësitë fetare duhet të luten për paqe, e posaçërisht ato të Kosovës dhe vendeve që kanë pësuar nga lufta.

Bashkësia islame në Prizren që u lut për fitore të një ushtrie, u lut njëkohësisht për vrasjen e njerëzve, me e pa armë, të rritur e fëmijë, të cilët do të goditen nga ajo ushtri.

Për më tepër lutja për fitore të një ushtrie është pjesëmarrje, shpirtërore, në një luftë të huaj.