I vetëm tenton ta nxjerrë nga bora një autobus, i cili ka ngecur në një rrugë të Gjakovës. Kështu të paktën shihet në një foto që lexues të Gazetës Express ia kanë dërguar gazetës. Një person shihet teksa tenton ta shtyjë autobusin me përplot udhëtarë.
Bora e madhe ia kishte bllokuar autobusin në rrugë. E për të dalë nga situata “superheroi” i vetëm ballafaqohet me ngricat.






















