Sport

Superliga e Kosovës vjen me tri ndeshje, Llapi pret Prishtinën në derbin e javës

Në Superligën e Kosovës sot zhvillohen tri ndeshje.

Elita e futbollit të Kosovës rikthehet me tri ndeshje interesante të vlefshme për xhiron e 20-të.

Kek-u në shtëpi pret liderët e Feronikelit, me mysafirët që cilësohen favoritë të padiskutueshëm në këtë përballje.

Ndeshja kryesore e ditës së sotme dhe e kësaj xhiroje është ajo që luhet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, ku Llapi pret Prishtinën.

Ndeshja e fundit në orar për sot është ajo mes Flamurtarit dhe Trepçës ’89, që nga ora 17:00 luhet në stadiumin Fadil Vokrri./Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli