Aktuale

‘Super vjedhja’ në Rinas, LSI i drejtohet qeverisë: Kryeministri të marrë masa, Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë

Papërgjegjshmëri për sigurinë kombëtare për vendin, e ka konsideruar deputeti i LSI-së, vjedhjen e djeshme të ndodhur në pistën e aeroporti të Rinasit, ku siç u bë e ditur sot nga policia, janë marrë rreth 1 milionë euro.

Kjo është deklarata e parë pas reagimit të PD-së nga një parti politike, e cila do të kërkojë edhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. “Kryeministri të marrë masa për të gjithë institucionet përgjegjëse. Ministria e Brendshme deklaroi masa shtesë të sigurisë. Policia e Shtetit, SHISH, Prokuroria duhet të bashkëpunojnë,. Unë do të bëjë kërkesë për mbledhjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare”, tha ai.